Të dorëhequrit e VV, krijojnë grup të ri parlamentar
Pëlqej
Administrata e Kuvendit të Kosovës e ka konfirmuar se ka pranuar sot kërkesën e deputetit Dardan Sejdiu, të nënshkruar nga 12 deputetë, për krijimin e grupit të ri parlamentar me emër Grupi i Deputetëve të Pavarur.

Kërkesa është nënshkruar nga deputetët: Aida Dërguti, Visar Ymeri, Faton Topalli, Fisnik Ismaili, Dukagjin Gorani, Driton Çaushi, Dardan Sejdiu, Frashër Krasniqi, Dardan Molliqaj, Besa Baftiu, Salih Salihu dhe Shqipe Pantina.

Kryetar i grupit, sipas kërkesës, do të jetë deputeti Dardan Sejdiu. /albeu.com/
Shtuar më 14/03/2018, ora 17:11
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori