E FUNDIT/ Një plumb në kokë, vdes 26 vjeçari
Të djelën rikthehen reshjet e shiut dhe dëborës
Në fund të kësaj jave parashikohet shtim i vranësirave, të cilat në disa zona do të shoqërohem me reshje shiu dhe dëbore. Ndërsa temperaturat maksimale pritet të shënojnë një rritje nga 1 deri në 3 gradë celsius.

Moti nga dita e enjte deri të shtunën parashikohet të jetë me diell dhe vranësira të shpërndara. Në jug dhe juglindje të vendit temperaturat parashikohet të jenë nga -8 deri -10 gradë celsius, ndërsa në veri dhe veriperëndim të vendit temperaturat minimale do të regjistrohen nga-7C deri -9C. Ndërsa temperaturat maksimale do të arrijnë në mes 3 deri 5 gradë celsius.

Në pjesë të para të ditës do të ketë mjegull e cila në juglindje te vendit do të jetë më e dendur, ndërsa era do të fryjë nga jugperëndimi e lehtë dhe mesatare. /albeu.com/
Shtuar më 15/01/2015, ora 10:12
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori