Të dhënat për korrupsionin, të vjetra
Instituti Demokratik i Kosovës (KDI) / Transparency International Kosova (TIK), ka reaguar ndaj plasimit të lajmit në disa medie vizive dhe elektronike në Kosovë në lidhje me raportin “Indeksi i Perceptimit mbi korrupsionin për vitin 2011">2011” ku Kosova renditet në pozitën 110 për nivelin e korrupsionit.

“KDI/TIK njofton opinionin e gjerë se të dhënat e referuara nga mediet janë të vitit 2010 dhe nuk i përkasin vitit 2011">2011. Ndërkaq, raporti CPI për vitin 2011">2011 pritet të publikohet më 1 dhjetor 2011">2011. Transparency International Kosova (TIK) është degë në formim e organizatës Transparency International, dhe është përfaqësuese e vetme e kësaj organizate në Republikën e Kosovës.

Me këtë rast dëshirojmë ta njoftojmë opinionin e gjerë se TIK për Kosovë është burimi i parë i informatës për raportet që i publikon Transparency International, dhe për të gjitha këto raporte e njofton opinionin e gjerë me kohë”, thuhet në reagimin e kësaj organizate.

Shtuar më 03/11/2011, ora 17:19
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori