Të dërguarit e Trumpit nisën takimin me Haradinajn dhe Thaçin
Ka filluar takimi mes krerëve shtetërorë me delegacionin e Këshillit Kombëtarë të Sigurisë në SHBA.

Delegacioni që udhëheq John Erath, kryeshefi për çështjet evropiane në Këshillin Kombëtar të Sigurisë Amerikane, ka shkuar në zyrën e Presidentit Hashim Thaçi.

Në takim janë edhe kryeministri Ramush Haradinaj dhe këshilltarët e tij.

Në takim nuk ka qenë i pranishëm kryeparlamentari Kadri Veseli.

Delegacioni amerikan ka qëndruar në një vizitë dyditore në Beograd.


Shtuar më 27/02/2019, ora 16:12
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori