Të dënohen autorët që sulmuan Limanin
Është dënuar nga qeveria e Kosovës sulmi ndaj kryeredaktorit të RTK-së, Mufail Limani. Qeveria e Kosovës i ka kërkuar organeve kompetente që të ndërmarrin menjëherë masat e domosdoshme që të gjenden dhe të dënohen aktorët e këtij sulmi.

"Qeveria thekson se ky është një akt qyqar, që është në kundërshtim të plotë me vlerat dhe parimet e lirisë së medias, të shoqërisë së lirë dhe shtetit demokratik të Kosovës", thuhet ne deklarate. /albeu.com/

Shtuar më 01/05/2013, ora 18:01

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori