I burgosuri në Dubravë proteston duke qepur gojën
Një i burgosur në Burgun e Dubravës ka lënduar veten, pas një kërkese të bërë për pushim gjatë fundjavës, e cila i është refuzuar.Ky person në shenjë proteste ka qepur gojën, shkruan Klan Kosova.

Rastin e ka konfirmuar Drejtori i Shërbimit Korrektues të Kosovës, Sokol Zogaj, që ka mohuar në Burgun e Dubravës po mbahet grevë nga disa të burgosur.

"Nuk bëhet fjalë për ndonjë grevë, por që ky rast është individual", ka thënë Zogaj.

"Nuk është hera e parë që personi i njëjtë vepron në këtë formë", ka shtuar ai.

Më tej ka thënë se asnjë të burgosuri me ligj nuk i takojnë ditët e pushimit.

"Shtatë ditshi i pushimit ka qenë motivim për punë, por që më pas është hequr", ka pohuar Zogaj.

Ai ka thënë se pas formimit të institucioneve të reja, duhet rishikuar edhe një herë vendimin për pushimin e të burgosurve. /albeu.com/
Shtuar më 24/06/2017, ora 10:23

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori