Gjendet një person i mbytur në Tiranë, detajet e para

Një shtetas 50-vjeçar është gjetur i mbytur në fshatin Lanabregas në Tiranë.

Sipas burimeve nga policia, ai mund të jetë mbytur në liqenin e fshatit.

Ndërkohë po punohet për zbardhjen e plotë të ngjarjes.

“Më datë 14.08.2022, në liqenin e fshatit Lanabregas, është gjetur dyshohet i mbytur, një shtetas ende i paidentifikuar, rreth 50 vjeç. Nga këqyrja paraprake nuk konstatohen shenja dhune. Po punohet për identifikimin e tij, si dhe për sqarimin e rrethanave të ngjarjes”, thuhet në njoftimin e policisë./albeu.com/