Të burgosurit e burgut të Dubravës të pakënaqur nga Jahjaga
Pëlqej
Këshilli grevist i të burgosurve në burgun e Dubravës është shprehur i pakënqur nga dekreti i presidentes Jahjaga e cila nga 441 kërkesa për falje ka falur vetëm katër të burgosur.


burgosurit i bëjnë thirrje gjithë klasës politike, që nga presidentja, kryeministri,dhe kryeparlamentari ta rishqyrtojnë këtë dekret, në mënyrë që të mos ashpërsohen reagimet e tyre.

“Kërkojmë nga kuvendi i Kosovës, që në seancën e radhës të futet në rend dite kërkesa e të burgosurve dhe të miratohet ligji për amnisti, nëse kjo nuk realizohet, në një të ardhme shumë të afërt, të burgosurit nuk do të japin llogari për veprimet e tyre. Jemi të vetëdijshëm që shumica e të dënuarve janë kategori sociale dhe si pasojë e mentalitet të kaluar dhe problemeve ekonomike kanë rënë ndesh me ligjin, por dënimet kanë qenë shumë të padrejta në shumicën e rasteve”, thuhet në reagimin e këshillit grevist. /albeu.com/
Shtuar më 18/02/2013, ora 18:02
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori