Të bashkuar për të nderuar Isa Boletinin (FOTO LAJM)

Vazhdojnë homazhet para eshtave të Isa Boletinit në hollin e Kuvendit të Kosovës. Drejtuesë të lartë të shtetit, deputetë dhe qytetarë të ndryshëm kanë qëndruar në rradhë për tu përulur para Heroit Kombëtar.

Nëse më herët palët politike kanë qëndrime të ndryshme, këtë herë ata kanë qënë bashkë për të nderuar një prej emrave më të lavdishëm të historisë Kombëtare, raporton Albeu.com.

Në homazhe kanë qënë edhe kryeministri Isa Mustafa dhe kreu i Kuvendit Kadri Veseli. /albeu.com/
Shtuar më 09/06/2015, ora 16:35

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori