Të arrestuarit për terrorizëm planifikuan sulm mbi një ngjarje kulturore?!
Pëlqej
Policia e Kosovës ka arrestuar 40 kosovarë si të dyshuar për pjesëmarrje në grupin terrorist të ISIS, Shteti Islam i Irakut dhe Shamit.

Sipas burimeve të Express, të arrestuarit e sotëm kishin planifikuar ndër të tjera edhe sulm mbi një event të madh kulturor në Kosovë.

Gjithnjë sipas burimit në fjalë, 10 pjesëtarë të ISIS në Kosovë kishin planifkuar të sulmonin në pika të ndryshme në Kosovë, sidomos në vende ku do zhvilloheshin evente.

Gazeta në fjalë ka folur më tej gjëre e gjatë për rrezikun e madh që lindte nga pjesëtarët e ISIS në Kosovë. /albeu.com/
Shtuar më 11/08/2014, ora 16:50
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori