Të arrestuarit për terrorizëm nuk kishin substanca për helmimin e ujit
Policia e Kosovës ka njoftuar se në veturën e të arrestuarave afër liqenit të Badovcit, që dyshohen për terrorizëm, janë gjetur flamuj e bluza, por nuk është gjetur asgjë që mund të ketë lidhje me një helmim të mundshëm të ujit të pijshëm.

Zëdhënësi i Policisë, Baki Kelani, ka thënë se 5 të arrestuarit janë shtetas të Kosovës, ndërsa dy nga ta janë arrestuar edhe më herët pasi dyshoheshin për lidhje me ISIS-in.

Sipas tij hetimet janë në vazhdim e sipër ndaj dhe më vonë do të ketë detaje më të hollësishme. /albeu.com/


Shtuar më 11/07/2015, ora 16:05

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori