Ish-shefja e bisedimeve teknike me Serbinë, Edita
Tahiri ka ripërsëritur qëndrimin e saj për ndryshimin e
kufijve.
Ajo ka thënë se ndryshimi i
kufijve sjell
paqëndrueshmëri në Ballkan dhe
luftëra të reja.
“Pozicioni i Gjermanisë kundër ndryshimit të
kufijve në Ballkanin
Perëndimor mbështetet gjerësisht nga Kosova. Ajo ruan paqen, parimet e BE-së dhe të ardhmen evropiane të gjashtë shteteve të Ballkanit
Perëndimor duke përfshirë këtu edhe Kosovën. Ndryshimet kufitare sjellin
paqëndrueshmëri dhe
luftëra të reja”, ka shkruar
Tahiri në Twitter.
Shtuar më 01/11/2018,
ora 15:45