U deformuan pas operacioneve plastike? VIP-at shqiptar që janë penduar (FOTO LAJM)

Të gjitha njësoj. Një fiksim absurd i VIP-ave i cili ka kaluar pak nga pak edhe tek vajzat e thjeshta shqiptare është mania për një fytyrë me përmasa perfekte.

Por ajo që “stonon” në këtë mes është se përmasat janë të njëjtat pavarësisht fytyrave të ndryshme.

E si duket së fundmi VIP-at tanë po ndërgjegjësohen me këtë absurditet e shumë prej vajzave të njohura kanë pranuar publikisht se janë penduar për ndërhyrjet që kanë kryer.

Po e fillojmë me Aurela Hoxhën e cila është mjaft e komentuar për operacionet e dukshme që ka kryer. Modelja në fillimet e saj ishte e prirur ti mohonte publikisht këto operacione edhe pse më kot.
Por së fundmi ajo ka hedhur pas krahëve komplekset dhe ka pranuar në rrjetet sociale se është penduar për ndërhyrjen ne buzë dhe se nuk do ti bëntë më kurrë, shkruan Albeu.com.

As Luana Vjollca nuk është më pak e komentuar përsa i përket ndërhyrjeve estetike. Pavarësisht se moderatorja nuk ka pranuar të konfirmoj këto ndërhyrje ato janë mjaft të dukshme dhe mjafton të shohësh një foto të saj vite më parë dhe çdo gjë është e qartë. Por mesa duket Luana nuk është më dakort për këto ndërhyrje pasi së fundmi bukuroshja i doli rreptësisht kundër mbesës së saj për të “shndërruar” buzët.

Këngëtarja e njohur, Albërie Hadërgjonaj, në emisionin “Rudina” ka shprehur hapur pendesën për operacionin që ka kryer në hundë. “Njeriu duhet të ketë shumë kujdes kur ta prek fytyrën, zoti nuk na i ka falur kot tiparet kur lindim. Unë e kam operuar hundën kur isha në Shqipëri dhe jam penduar sepse po të kisha hundën time do tregoja karakter. Tani e kam sistemuar pak në Amerikë por ja që e bëra. Unë ndërhyrjet i kam bërë se më pëlqejnë, por vajzat duhet të kenë kujdes kur zgjedhin vendin apo kirurgun ku do të shkojnë”, – ka thënë ajo.

Çiljeta është shprehur e penduar përoperacionin që ka bërë në hundë dhe e ka pranuar këtë gjë publikisht në rrjetin social ‘Instagram’. Në një video të disa viteve më parë një ndjekëse i ka komentuar: “Mirë e ke pasur hundën mi, ç`pate që e operove”. Ndërsa Çiljeta i ka kthyer: “Atë mendova dhe unë kur e pashë, edhe pse s`ka ndonjë ndryshim të madh. Po hajd mo, mendtë e kokës thuaj”.

“Nuk kam bërë operacione plastike. Kam ndërhyrë vetëm tek buzët por nuk është operacion. Megjithatë jam penduar sepse po më akuzoni sikur jam bërë e gjitha,”, është shprehur Adelina Tahiri në një video live në Instagram./albeu.com/


Shtuar 28.01.2020 14:54