Bekim
Hoxha nga Agjencia e Regjistrimit Civil tha sot se edhe pesë vjet do të ketë furnizim me
tabela KS, për ata që i duan ato.
Në mbledhjen e Komisionit Punë të Brendshme, Siguri dhe Mbikëqyrjen e FSK-së, Bekim
Hoxha nga Agjencia e Regjistrimit Civil tregoi edhe sa kohë do të vlejnë
targat KS.
“Edhe për 5 vjet do të vazhdojmë të furnizojmë me
tabela KS për gjithë qytetarët që dëshirojnë me pasë këto
tabela”, tha
Hoxha në komision.
Hoxha tregoi për afatin e targave KS, kur u pyet nga deputeti Rexhep Selimi se deri kur do të vazhdohet me to dhe me lejimin e qarkullimit me targa ilegale.
Pyetje së Rexhep Selimit iu përgjigj edhe
ministri i Punëve të Brendshme Flamur
Sefaj që po raporton në këtë komision.
“Ne i kemi gjetur disa marrëveshje por e rëndësishme është që jemi duke punuar me i bo tabelat RKS”, tha
ministri Sefaj.
Ai foli edhe për
targat ilegale.
“Ne jemi të vetëdijshëm edhe policia e di qe ka targa ilegale. Kemi masa të buta dhe të forta, por mos kërkoni me marrë masa radikale tash se nuk mundemi”, tha
ministri Sefaj. /Kallxo.Com/
Shtuar më 15/12/2017,
ora 15:02