Tani këshilltari i Pacollit gëzohet pse shefi i tij preku dorën e Mike Pence
Një shtrëngim duarsh ndërmjet sekretarit të SHBA-së, Mike Pompeo dhe Ministrit të Jashtëm, Behgjet Pacollit, këshilltari i tij, Jetlir Zyberaj po e “shet” si takim të rëndësishëm. Me këtë qasje Zyberaj ka tentuar që t’ua kthejë mediave të Beogradit propagandën që këto po e bëjnë për ç’njohjet e Kosovës.

Zyberaj është munduar që kritikuesve të shefit të tij, për paraqitjet e përfolura të Behgjet Pacollit, si rastin kur është parë duke vrapuar pas Donal Trumpit për t’ia shtrënguar dorën, t’ua mbyllë gojën me këtë fotografi.

Nuk dihet nëse Pacolli ka diskutuar me Pompeon për ndonjë proces të rëndësishëm të Kosovës, pasi vetë këshilltari i tij nuk e ka sqaruar. Megjithatë, ka konstatuar se ka qenë takim i rëndësishëm.

“Respekti më i madh për Kosovën dhe për të gjithë ata që dyshojnë dhe shkruajnë pa mbulesë, duke bërë “fake neës”, është ky takim i Pacollit me Mike Pompeon dhe John Bolton. Shpresoj qe as Beogradit nuk i pengon ky takim kaq i rëndësishëm”, shkruan Zyberi në profilin e tij në Facebook.


Shtuar më 11/11/2018, ora 13:23

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori