Talat Xhaferri: Kosova mos e zgjasë dialogun me Serbinë
Kryetari i Kuvendit të Maqedonisë, Talat Xhaferri shprehet se Kosova nuk duhet ta lejë gjatë marrëveshjen finale me Serbinë, shkruan Albeu.com

Sipas Xhaferrit duhet të gjendet një zgjidhje sa më e shpejtë dhe më e pranueshme për popullin e Kosovës.

“Si vend fqinj normal që bëjmë përpjekjet që Kosova të jetë prezent në të gjitha organizmat dhe veprimet ndërkombëtare që ndodhin, dhe për këtë arsye mendoj që u takon institucioneve të Kosovës dhe popullit të Kosovës, që edhe duke iu referuar përvojës tonë tre dekadëshe për çështje që kanë të bëjnë me marrëdhëniet me fqinje. Nuk do mend që sugjerimi është që ato përvoja të shfrytëzohen dhe mos të lejojnë që proceset të stërgjatën me dekada, por të gjendet zgjidhje që do të jetë e pranueshme për popullin e Kosovës, për institucionet e Kosovës dhe normal për të dy palët për faktin që çështja ka të bëjë me raportet dy palëshe dhe në këtë aspekt… Këto janë çështje për të cilat kurdo duhet të ketë një vendim, marrëveshje, konform asaj çka janë pritshmëritë e qytetarëve”, thotë ai. /albeu.com/
Shtuar më 23/02/2019, ora 20:02
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori