Taksisti i zhdukur në veri është familjar i Ivanoviçit
Taksisti i zhdukur prej tre ditësh nga veriu i Mitrovicës, i cili dyshohet se është vrarë, është familjar i politikanit të vrarë para më shumë se një viti, Oliver Ivanoviç.

KP ka kontaktuar me lideren e Iniciativës ‘SDP’ në veri, Ksenija Bozhoviq, e cila ka konfirmuar lidhjen familjare të të zhdukurit me ish politikanin serb poashtu të vrarë para një viti.

“Jemi të shqetësuar tej mase. Ka qenë njeri i ndershëm dhe i sinqertë, ndërsa ka pasur kontakte të vazhdueshme me Oliverin dhe ardhur shpesh tek ne në seli. Nuk e di arsyen e vërtetë pse ka ndodhur, por kjo është e trishtueshme”, ka thënë Bozhoviq.

Ajo ka apeluar tek organet gjegjëse që ta ndriçoj rastin dhe të gjej sa më parë personin në fjalë.
Shtuar më 06/03/2019, ora 10:12
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori