DiCaprio “thyen” sërish beqarinë? Artisti hedh sytë nga Gigi Hadid

Javën e kaluar lajmi se Leonardo DiCaprio ishte ndarë me Camila Morrone u bë shumë viral dhe tashmë duket se ka kuptim e gjithë buja, pasi ata i kanë dhënë fund marrëdhënies së tyre.

Shumë shpejt në mediat amerikane nisën të qarkullonin thashethemet se modelja Gigi Hadid i ka rënë në sy aktorit te mirënjohur.

“Leo ia ka vënë syrin Gigit, por ajo ende nuk ka treguar interes për të. Ata janë miq dhe Gigi nuk dëshiron asgjë romantike me të”, citohet të ketë thënë një burim për Us Weekly./albeu.com


Shtuar 8.09.2022 10:49