Taksa, "dorëzohet" Serbia
Serbia është dorëzuar përballë moslëkundjes së kryeministrit të Kosovës, Ramush Haradinaj, për të mos e hequr taksen e vendosur në masën 100% për çdo mall serb.

Beogradi zyrtar ka hequr dorë nga plani për ta çuar këtë vendim në Gjykatën Ndërkombëtare të Arbitrazhit.

Lajmin e japin mediat kosovare, të cilat citojnë gazetën serbe Novosti. Në një artikull të detajuar, kjo e përditshme thotë se Serbia do të vijojë me kundërmasat ndaj mallrave të Kosovës.

"Në këtë situatë, Beogradi lihet vetëm të padisë Kosovën dhe paraqitja e Kosovës si person juridik në të drejtën ndërkombëtare, dhe me iniciativën e palës sonë, pa dyshim do të interpretohet si njohje e shtetësisë së saj, prandaj edhe opsioni i Arbitrazhit refuzohet", shkruan Novosti.

Ndërkohë, plani i kundërmasave nënkupton se dialogu mes palëve, do ta përfshijë edhe këtë çështje. /albeu.com/
Shtuar më 26/05/2019, ora 11:16

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori