Takohen kryetarët e Mitrovicave
Pëlqej
Ministri në detyrë i Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor Dardan Gashi, ka pritur në zyrë, në një takim të përbashkët, kryetarin e komunës së veriut të Mitrovicës, Goran Rakiç dhe atë të Jugut, Agim Bahtiri.

Në prezencë të zyrtarëve të lartë nga ambasada e SHBA-së dhe ata nga Komisioni Evropian, në takim është diskutuar për Memorandumin e Mirëkuptimit ndërmjet dy komunave me Ministrinë, e cila pritet të nënshkruhet në fillim të shtatorit, njofton komunikate e MAPH.

Dy nga temat për diskutim kanë qenë plani zhvillimor urban dhe trajtimi i ndërtimeve pa leje. /albeu.com/

Shtuar më 11/08/2014, ora 14:36
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori