Takimi në Tiranë, Thaçi dhe Vuçiç i shmangen njëri-tjetrit (VIDEO)
Ndërkohë që liderët e rajonit janë mbledhur në Tiranë në kuadër të Samitit të Brdo-Brijunit, ajo që vihet në sy ka të bëjë me faktin se është shmangur takimi Thaçi-Vuçiç edhe pse ata ndodheshin vetëm pak metra larg njëri-tjetrit, shkruan Albeu.com.

Thaçi shihet teksa diskuton me Mogherinin, ndërsa Vuçiç gjendet në krah të liderit të Serbve të Bosnjes, Milorad Dodik.

Autoritetet shqiptare kanë çuditur duke ftuar këtë të fundit pasi është kundërshtar i madh i pavarësisë së Republikës së Kosovës dhe mohon krimet e kryera ndaj shqiptarëve gjatë luftës së viteve ’90.

Me ftesën edhe të Presidentes së Kroacisë, Kolinda Grabar-Kitarović dhe të Presidentit të Sllovenisë, Borut Pahor, në Samitin e Tiranës, do të marrin pjesë tre Anëtarët e Kryesisë së Presidencës së Bosnje-Hercegovinës, Milorad Dodik, Šefik Džaferović dhe Željko Komšić, Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, Presidenti i Malit të Zi, Milo Đukanović, Presidenti i Maqedonisë, Gjorge Ivanov, si dhe Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vučić.
Shtuar më 09/05/2019, ora 09:24
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori