Në ditën e takimit Kosovë-Serbi në Uashington, disa të rinj kanë vendosur flamurin e
Kosovës te
Liqeni i
Ujmanit, raporton Gazeta Express.
Organizatorët thanë se kanë vepruar kështu, për të dërguar mesazh se Ujmani dhe Trepça i përkasin territorit të Republikës së
Kosovës dhe qytetarëve të saj.
“Ne përmes këtij aktiviteti simbolik i informojmë përfaqësuesit tanë me legjitimitetit te diskutueshëm të cilët po marrin pjesë në Dialogun që po zhvillohet në ShBA-së”, kanë thënë
organizatorët e aktivitetit.
Në takimin e sotëm Kosovë-Serbi është raportuar se liderët e dyja vendeve mund të diskutojnë edhe për Liqenin e
Ujmanit e Trepcën
Shtuar më 03/09/2020,
ora 12:07