Takimi i WBIF, Kosova aplikon me tri projekte kombëtare
Është mbajtur të enjten takimi i VII i Komitetit Drejtues të Kornizës Investuese për Ballkanin Perëndimor (Western Balkan Investment Framework - WBIF) në Paris. Komiteti Drejtues ka shqyrtuar projektet e dorëzuara në kuadër të raundit VIII të aplikimit. Në takimin e Komitetit Drejtues të WBIF-it, Kosova është përfaqësuar nga Zyra e Kryeministrit dhe nga Ministria e Integrimit Evropian.

Në raundin VIII Kosova ka aplikuar me tri projekte kombëtare, prej të cilave dy janë miratuar; një në sektorin social dhe një në sektorin e energjisë. Projektet e miratuara janë: Përmirësimi i arsimit në Kosovë dhe Studim fizibiliteti mbi ndërrimin e derivatave të përdoruara për ngrohje dhe zgjerimit të sistemit për ngrohje për qytetin Gjakovës. Projektet e miratuara do të përkrahen nga Banka Botërore (WB) dhe Banka Gjermane për Zhvillim (KfW). Grantet do të sigurohen nga Fond i Përbashkët Evropian për Ballkanin Perëndimor (EWBJF).

Vlera totale e dy prjekteve të cilat do të zbatohen përmes granteve është €850,000. Këto grante do të hapin rrugë për investimet potenciale në shumë prej €9.15 milion euro. /albeu.com/
Shtuar më 06/12/2012, ora 19:13
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori