Takimi i fundit për hapjen e negociatave për MSA
Ditën e nesërme Ministrja e Integrimeve Vlora Çitaku së bashku me delegacionin e saj do të udhëtoj drejt Brukselit për takimin e fundit përgatitor për hapjen e negociatave për MSA-në.

Sipas saj, draft marrëveshja që është tani dhe pritet të marrë dritën e gjelbër nga anëtarët e BE-së, përmban të gjitha komponentët e MSA, ngjashëm me vendet e rajonit, shkruan Indeksonline.

Periudha transitore mes nënshkrimit të MSA dhe hyrjes së saj të plotë në fuqi është 10 vjet. Kjo është periudha më e gjatë që e kanë pasur edhe vendet tjera të rajonit. Duhet të përqendrohemi më shumë në kriteret afatmesme. Jemi në rrugë të mbarë që paralelisht me negocimin e MSA-së, të përmbushim kriteret afatmesme. Përmbushja e reformës zgjedhore është një ndër sfidat me të cilat ne duhet të prodhojmë rezultate sikurse organizimi i zgjedhjeve të lira dhe transparente. Më 5 shtator kemi afat të japim imputet e fundit për raportin e progresit”, ka deklaruar Çitaku. /albeu.com/
Shtuar më 03/09/2013, ora 11:15
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori