Kjo është pema 150-vjeçare më e bukur në botë (FOTO LAJM)

Kjo pemë ndryshon gjatë vitit falë ndryshimit të kohës.

Kudo që shkon në Japoni, do të gjeni kopshte të mahnitshme dhe parqe të mbushura me lule.

Ky lokacion është shumë i popullarizuar jo vetëm për turist por edhe për banorët lokal. Ky park është në Ashikaga City dhe është kopshti më i madh me wisteria në Japoni.

Parku është 94 mijë m2 dhe ka më shumë se 350 pemë me wisteria. Këto pemë më wisteria janë quajtur fuji në gjuhën japoneze. Lulet kanë ngjyrë të kaltër, të bardhë, të verdhë dhe rozë.

Ndër më të bukurat është pema wisteria 150-vjeçare e cila është e mbushur me lule dhe të jep një iluzion që duket se po shikon re ngjyrë rozë.


Shtuar 19.05.2020 12:45