Takimet rajonale, SHBA përshnëndet veprimin e Beogradit
Ambasadorja amerikane në Beograd, Meri Uorlik ka deklaruar se vendimi i Qeverisë së Serbisë, me të cilin rregullohet pjesëmarrja e përfaqësuesve të saj në takimet rajonale ku janë të pranishëm edhe përfaqësuesit e Kosovës, dëshmon se Beogradi po kërkon mënyrën për të bërë përparim në zbatimin e marrëveshjeve të arritura në dialogun me Prishtinën.

“Shpresojmë se ky do të jetë hap përpara në pjesëmarrjen e përfaqësuesve të Qeverisë së Serbisë në takimet rajonale. Ne e përshëndesim këtë”, ka thënë Uorlik para gazetarëve në Kralevë. /albeu.com/
Shtuar më 04/09/2012, ora 10:16

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori