Në Bruksel së shpejti priten raunde të reja të
dialogut në kabinetin e
Katherin Ashton në të cilat do t’i kushtohen zbatimit të marrëveshjes.
“Jeni mashtruar nëse keni menduar se raundi i kaluar në mes Hashim Thaçit dhe Ivica Daçiqit te
Katherin Ashton është i fundit”, ka thënë një diplomat evropian për agjencinë serbe Tanjug.
Ai ka sqaruar se në Bruksel janë të vetëdijshëm se çështja e zbatimit të marrëveshjes është shumë e komplikuar që të mund të zgjidhej vetëm në
nivelin e grupeve punuese dhe për këtë arsye është e nevojshme vazhdimi i
dialogut në
nivelin e lartë politik. /albeu.com/
Shtuar më 23/04/2013,
ora 13:44