Çfarë po ndodh në Tiranë? Arrestohen 18 punonjës të një Call Center-i

Rreth 60 punonjës të një Call Center-i në Tiranë janë shoqëruar në polici. Mësohet se ata janë shoqëruar me urdhër të Prokurorisë së Tiranës.

Burime bëjnë me dije se 18 prej tyre janë arrestuar dhe se ompania për të cilën të shoqëruarit punonin, i përkiste një izraeliti.

Kujtojmë se në fillim të nëntorit Prokuroria ka nisur hetime ndaj Call Center-ave të pas ankesave nga qytetarë të Bashkimit Europian, se ishin mashtruar.

Punonjës të “call center”-ave që njihen si “call center bursash” telefononin nga zyrat e tyre në Tiranë qytetarët e BE-së duke iu premtuar se nëse investonin shuma të mëdha në bursë apo në kriptomonedha do të siguronin fitime të mëdha më pas i mashtronin dhe zhdukeshin.

Kujtojmë se më 18 nëntori, në Shkodër u arrestuan disa punonjës të një kompanie Call Centeri mashtrim me anë të platformave dhe programeve kompjuterike./albeu.com


Shtuar 24.12.2021 10:20