Takimi i nesërm ndërmjet kryeministrit kosovar, Hashim Thaçi dhe atij serb, Ivica Daçiç, mund të kalojë në një atmosferë më të tensionuar, pas ndalesës që i bënë autoritetet
kosovare kryeministrit serb, për të hyrë ne Kosovë, vlerësojnë analistët politikë në vend. Ardian Arifajt, nga instituti KIPRED, mendon se
Serbia tanimë e ka
kuptuar që nuk duhet të ndërhyjë në punët e brendshme të Kosovës.
”Pala serbe e ka
kuptuar qartë mesazhin e palës
kosovare, që nuk preferohet interferim në punë të brendshme të Kosovës, këtu pra përfshihet edhe mbrojtja e interesit të votuesve serbë në Kosovë, që ai të mos përçahet nën ndikimin e qeverisë serbe”, tha Arifaj. Ndërkaq, Valon Murtezaj, profesor i marrëdhënieve ndërkombëtare mendon se tërë disponimi i institucioneve
kosovare dhe atyre serbe, varet nga gatishmëria e zbatimit të marrëveshjes së 19
prillit, shkruan "Telegrafi".
Më herët, zv/kryeministri i Serbisë, Aleksander Vuçiç tha se beson që pas takimit të së hënës në Bruksel, zyrtarët nga
Serbia do të mund të vizitojnë Kosovën. Gjithçka pritet të sqarohet ditën e hënë. Sipas mediave
kosovare, Thaçi do t''i kërkojë Dacicit që në asnjë formë, zyrtarët serbë të mos u bëjnë thirrje qytetarëve serbë që ta mbështesin këtë apo atë subjekt politik, por në bazë të Marrëveshjes së 19
prillit, të bëjnë thirrje vetëm për dalje në zgjedhje dhe asgjë më tepër./albeu.com/
Shtuar më 06/10/2013,
ora 15:02