Tahiri zhvilloi takimin e rradhës në Bruksel për zgjedhjet
Nga 12 shtatori deri më 14 shtator zv/kryeministrja Edita Tahiri dhe delegacioni i saj kanë marrë pjesë në takimin e rradhës për zgjedhjet lokale të 3 nëntorit në Bruksel.

Takimi është realizuar me ndërmjetësimin e OSBE-së, ndërsa Tahiri ka konfirmuar përkushtimin e qeveris së Republikës së Kosovës dhe institucioneve të shtetit.

Sipas saj, po punohet që zgjedhjet lokale të zhvillohen në frymën demokratike dhe europiane, duke respektuar ligjet e Kosovës siç i parashikon Marrëveshja për normalizimin e marrëdhënieve ndërshtetërore, shkruan RTK.

Zëvendëskryeministrja Edita Tahiri, po ashtu vlerësoi lartë angazhimin maksimal të Komisionit Qendror Zgjedhor, si organ kompetent për organizimin e zgjedhjeve në Republikën e Kosovës si dhe falënderoi OSBE-në për ndihmën e dhënë në këtë proces. /albeu.com/
Shtuar më 16/09/2013, ora 17:12
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori