Tahiri: Strukturat në veri nuk janë paralele
Ramush Tahiri, këshilltar i presidentes së Kosovës, Atifete Jahjaga, ka thënë se institucionet serbe në veri të Kosovës janë legjitime. “Ne rëndom themi se në veri të Kosovës nuk ka ligj, se mbretërojnë bandat, strukturat paralele, megjithatë nuk është krejt kështu, sepse ne atje nuk kemi struktura legjitime. Ne themi se ato janë paralele, por nuk kemi institucione të Kosovës; ato janë të vetmet dhe realet, pavarësisht nga fakti se ne konsiderojmë se nuk janë themeluar sipas Kushtetutës së Kosovës”, ka thënë Tahiri për radion serbe KIM në Graçanicë. /allbeu.com/
Shtuar më 05/10/2012, ora 15:21

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori