Tahiri: S’ka negociata me Serbinë për listat e votuesve
Pëlqej
Zëvendëskryeministrja e Kosovës, Edita Tahiri ka përgënjeshtruar deklaratat e këshilltarit të Presidentit serb, Marko Gjuric, se listat e votuesve serb janë negociuar në Bruksel.

“Sikurse dihet marrëveshja për normalizim e marrëdhënieve mes Prishtinës dhe Beogradit e përcakton qartë se zgjedhjet lokale në Kosovë organizohen sipas ligjeve të Kosovës, që nënkupton se institucionet kompetente të Kosovës, janë ato të cilat e kanë përgjithësinë për organizimin e proceseve e zgjedhore”,-ka thënë Tahiri për “Telegrafin”.

Gjuric,-është shprehur ajo,-nuk ka thënë të vërtetën, sepse sipas ligjeve të Kosovës, Agjencia për Regjistrim Civil (ARC), është i vetmi institucion, kompetent për listat e votuesve që pasi e harton, ia përcjell KQZ-së.” Zëvendëskryeministrja e Kosovës, shprehet se Gjuric ka provuar të mbulojë falsifikimet që janë bërë në listat e votuesve jashtë Kosovës, në mënyrë që të rritet numri i votuesve serb në zgjedhjet e nëntorit.

“Fillimisht në adresën e KQZ-së, janë dorëzuar listat e votuesve me rreth 40 mijë aplikime. Rezultatet e KQZ-së, kanë treguar se rreth 5 mijë prej tyre janë legale. KQZ-ja, si institucioni i vetëm valid për organizimin e zgjedhjeve, ka listuar kriteret që duhet të plotësojë një qytetar i Kosovës jashtë vendit, që të mundet të votojë në 3 nëntor”,-tha Tahiri.
Shtuar më 02/10/2013, ora 16:59
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori