Ministrja për Dialog, Edita Tahiri, ka deklaruar se
shumica e
serbëve janë pajisur me letërnjoftimet e shtetit të Kosovës si rezultat i dialogut të
Brukselit.
Tahiri bëri të ditur se në vitin 2011 është arritur Marrëveshja për Lëvizjen e Lirë ndërmjet Republikës së Kosovës dhe Serbisë në Bruksel, kjo marrëveshje ka bërë që
shumica e
serbëve të Kosovës të marrin letërnjoftimet e shtetit të Kosovës.
“Ky është një zhvillim pozitiv që e ka ndryshuar gjendjen pozitivisht sepse që nga përfundimi i luftës e deri me fillimin e dialogut të
Brukselit,
serbët e Kosovës me ndikimet negative të Beogradit kishin refuzuar të bëhen pjesë e sistemit shtetëror të Kosovës dhe të marrin letërnjoftimet e Kosovës”, thuhet në njoftimin e Qeverisë.
Sipas njoftimit, pas angazhimeve maksimale të Qeverisë së Kosovës në dialogun e
Brukselit,
shumica e pjesëtarëve të minoritetit
serb tash janë pjesë e sistemit dhe pjesë e institucioneve shtetërore të Kosovës, në nivel qendror dhe lokal dhe ky progres ka të bëjë me riintegrimin e minoritetit
serb në jetën publike dhe shoqërore të shtetit tonë.
“Mirëpo edhe më tutje një pjesë e vogël e
serbëve të Kosovës ende nuk i kanë marrë letërnjoftimet e Republikës së Kosovës, këtë çështje ne e kemi ngritur në Bruksel për të kërkuar angazhimin e Bashkimit Evropian për të zgjidhur këtë çështje dhe për të ndaluar ndikimet negative të Beogradit. Ne i kemi paralajmëruar masat e ndalesës si dhe i ftojmë të gjithë personat e komunitetit
serb që ende nuk i kanë marrë letërnjoftimet e Kosovës që sa më shpejtë të aplikojnë dhe të pajisen me letërnjoftimet e Kosovës”, thuhet më tej në njoftim.
Sipas njoftimit, kjo çështje është ngritur në takimin e pardjeshëm në Bruksel dhe pavarësisht se pala serbe ka mohuar që ende strukturat
paralele i lëshojnë këto leje situata në terren është ndryshe.
“Prandaj, ne si Qeveri e Kosovës së bashku me Bashkimin Evropian do ta zgjidhim përfundimisht këtë problem dhe së shpejti gjithë ata persona që ende nuk i kanë dokumentet shtetërore të Kosovës do t’i kenë ato. Sikur edhe në fushat e tjera ku përmes dialogut të
Brukselit kemi arritur dhe po arrijmë integrimin e komunitetit
serb sidomos nga pjesa veriore e vendit tonë duke shuar strukturat
paralele ashtu siç është rasti me shuarjen e policisë
paralele serbe, pastaj të ashtuquajturën ‘mbrojtja civile’, strukturat
paralele të drejtësisë, në të njëjtën mënyrë do të merr fund edhe problemi i përdorimit të letërnjoftimeve ilegale në Republikën e Kosovës”, thuhet në njoftim. /Albeu.com/
Shtuar më 21/04/2016,
ora 12:45