Sulm në Norvergji, autori i armatosur rrëmben auto ambulancën dhe shtyp këmbësorët
Tahiri shpreh dëshirën të bëhet ministër, ja preferenca e tij
Deri më tash janë përfolur se Aleanca Kosova e Re (AKR) e Behgjet Pacollit do t’i drejtojë pesë ministri, si marrëveshje e fundit që u nënshkrua mes kësaj partie dhe koalicionit PAN.

Megjithatë, njëri prej deputetëve më të zëshëm të AKR-së, Labinot Tahiri, i cili publikisht e ka përkrahur Ramush Haradinajn për kryeministër, ka folur edhe për ministrinë të cilën do të dëshironte ta udhëhiqte.

Por, siç duket, realizimi i dëshirës së tij do të jetë i pamundur. Për shkak se ‘ministrinë e zemrës’ nuk pritet ta udhëheqë partia e tij (AKR).

“Nëse ajo ministri do t’i jepej AKR-së dhe nëse do të ishte edhe vullneti i partisë, me dëshirë do ta udhëhiqja Ministrinë e Shëndetësisë, ku është niveli më i ulët dhe ku qytetarët vuajnë për barna esenciale”, ka thënë Tahiri për Insajderi.

Tahiri ka thënë se nuk mendon për poste ministrore. Madje vendosmëria e tij shkon deri aty saqë thotë se nuk do ta përfillë as kërkesën e liderit të partisë.

I pyetur se si mund ta udhëheqë një sektor me aq shumë probleme përderisa vetë ai nuk ka njohuri për lëmin e shëndetësisë, Tahiri ka thënë se mjafton dëshira e tij për ta çrrënjosur korrupsionin në këtë sektor.

Normalisht nuk kisha me qenë shumë i përgatitur për momentin, por korrupsioni që është në shëndetësi do ta kisha ulur në nivelin më të duhur në këtë vend”, ka thënë më tej ai.


Po ashtu, ai nuk sheh problem ta udhëheqë këtë Ministri, duke shpresuar në ndonjë ekspert të kësaj fushe.

“Thjesht, dua të shihet puna ime. Ose do ta kisha vu një ekspert të shëndetësisë që e njeh këtë fushë, por pak a shumë duke qenë në direktivat e mia se qysh kisha dashur ta bëj shëndetësinë”, ka thënë tutje deputeti i AKR-së, Labinot Tahiri gjatë një interviste për Gazetën Insajderi.

Pavarësisht kësaj, ai vlerëson se më shumë do t’i kontribuonte qytetarëve në Kuvend sesa në poste ministrore.
Shtuar më 06/09/2017, ora 14:26
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori