Tahiri: Serbia të lërë deklaratat por të veprojë
Në raport me Serbinë gjithmonë ka dallime mes deklaratave dhe veprimeve konkrete. Kështu ka theksuar zëvendëskryeministrja Edita Tahiri e cila është edhe udhëheqëse e delegacionit kosovar në bisedime me Serbinë.


“Është koha kur Serbia duhet të kalojë pra prej deklarimeve verbale në përmbushjen e detyrimeve zbatuese që dalin nga dialogu teknik”, ka thënë ajo duke shtuar se qëndrimi i Qeverisë së Kosovës është i prerë, se nuk do ketë vazhdim të dialogut pa zbatim të marrëveshjeve.

Sa i përket dialogut politik, Tahiri u shpreh: “Unë besoj se për këto çështje duhet të flitet drejtpërsëdrejti me kryeministrin, mirëpo një qëndrim i përgjithshëm është që për çështje të mëdha që kanë karakter të interesit kombëtar, duhet që procesi të mbështetet në parime të unitetit politik dhe kombëtar, në mënyrë që adresimi të jetë në harmoni me interesat kombëtare, thotë ajo. /albeu.com/
Shtuar më 18/08/2012, ora 13:44
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori