Tahiri: Serbia e di që duhet ta njohë Kosovën
Ministrja në detyrë e Dialogut, Edita Tahiri, ka deklaruar se një ditë para se Qeveria e Kosovës të marrë vendim për themelimin e Asociacionit të Komunave Serbe, do të eliminohen strukturat paralele të mbetura në Kosovë.

Serbia po e bllokon marrëveshjen për drejtësisë, energjinë, njohjen e diplomave. Kosova po e bllokon formimin e komunave serbe. Asociacioni nuk do të ketë kompetenca ekzekutive dhe nuk do të jetë një nivel i tretë i pushtetit në Kosovë”, ka thënë ajo për Kossev, transmeton gazetametro.

Ajo ka shtuar se “Serbia e di shumë mirë që nëse nuk e njeh Kosovën nuk mund të jetë pjesë e BE-së”, duke thënë po ashtu se një gjë e tillë është e thënë jozyrtarisht. /albeu.com/
Shtuar më 03/07/2017, ora 18:00
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori