Tahiri: Serbia do ta njohë Kosovën në fund të dialogut
Ministrja për dialogun me Serbinë Edita Tahiri shprehet se Serbia po hyn në dialog me Kosovën që më pas të shkojë në BE pa Kosovën.

Sipas saj, Serbia në fund të dialogut do ta njohë pavarësinë e Kosovës.

"Serbia ka interesat e veta, dëshiron të bëhet shtet anëtare e Bashkimit Europian prandaj dhe ky dialog po ka dhe do të ketë sukses dhe mund të iu them që në fund të këtij dialogut, do të zgjatë disa vite deri në anëtarësimin edhe të shtetit të Kosovës edhe të Serbisë në BE por para se të hy Serbia në Bashkimin Europian do ta njeh pavarësinë e Kosovës dhe atëherë mund të pranohet", tha Tahiri në emisionin 'Debat' në RTK.

Sa i përket deklaratave të Ministrit Aleksandar Jablanovic, Tahiri tha se Qeveria nuk merret me debate të mirfillta politike, por me punë për qytetarët./albeu.com/


Shtuar më 16/01/2015, ora 23:06
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori