Tahiri: Serbia bën politikë donkishoteske
Edita Tahiri
Zëvendëskryeministrja e Kosovës, Edita Tahiri, e cila udhëheq delegacionin kosovar në bisedimet Prishtinë-Beograd në Bruksel. Në një intervistë ekskluzive për “Zërin”, përgjigjet me diplomaci se si ndihet kur takohet me Borisllav Stefanoviqin, njeriun që i ka ndërsyer serbët të djegin Jarinjën.

Deklaron se Serbia, me politikën e saj destruktive dhe donkishoteske që po ndjek, gjendet në mat-pozicion.

Sipas Tahirit, Beogradi i ka hyrë dialogut me Prishtinën vetëm sa për sy e faqe dhe me qëllim të përfitimit drejt integrimeve evropiane.

Ajo ka deklaruar se Serbia nuk ka qenë e vetëdijshme se ka një seriozitet të madh të faktorit ndërkombëtar që marrëveshjet nga dialogu teknik të zbatohen në praktikë.

Zbulon një detaj se, pas ngjarjeve të 25 korrikut, takimi i 2 shtatorit në Bruksel ka qenë i rëndë dhe është shoqëruar edhe me tensione. Pohon se në takimet që ka zhvilluar me homologun e saj, shpeshherë ka ditur edhe të kritikojë ashpër Stefanoviqin dhe Qeverinë serbe për ndërhyrjet në çështjet e brendshme të Kosovës.
Shtuar më 04/10/2011, ora 09:32
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori