Tahiri priti sot në një takim ambasadoren e Belgjikës
Zëvendëskryeministrja e Qeverisë së Republikës se Kosovës, znj. Edita Tahiri priti sot në një takim Ambasadoren Belgjikës, rezidente në Sofie, Anick Van Calster, e cila ishte e shoqëruar nga zëvendësshefi i misionit të Ambasadës se Mbretërisë se Holandës në Kosovë, Jean-François Brackman.

Në këtë takim u fol për marrëdhëniet bilaterale mes Kosovës dhe Belgjikës, të cilat u cilësuan shumë të mira dhe për vazhdimin e bashkëpunimit në fusha të ndryshme.

Gjatë këtij takimi u tha se perspektiva euroatlantike e Ballkanit është rruga e vetme, që duhet zgjedhur dhe se Kosova po bën një progres të mirë në këtë drejtim.

Në takim u diskutua edhe për rrjedhën e dialogut ndërshtetëror mes Kosovës dhe Serbisë. Rezultatet e arritura në këtë proces u vlerësuan të rëndësishme dhe u theksua se zbatimi i marrëveshjes për normalizimin e marrëdhënieve mes Kosovës dhe Serbisë në teren është shumë i rëndësishëm.
Shtuar më 10/09/2013, ora 18:10
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori