Tahiri në Gjermani: Diaspora shqiptare, mbështetje për ngritjen e kombit
Zëvendëskryeministrja e Kosovës Edita Tahiri, mori pjesë në manifestimin për nder të 100 vjetorit të pavarësisë së Shqipërisë, të organizuar nga Këshilli Organizativ Kombëtar në Heilbron të Gjermanisë.


Në emër të Qeverisë së Kosovës, Tahiri uroi diasporën shqiptare për këtë festë të madhe të kombit shqiptar.


Diaspora shqiptare vazhdimisht ka qenë një mbështetje shumë e fuqishme për ngritjen e kombit shqiptar andaj diaspora do të vazhdojnë të kenë vendin e merituar në historinë e 100 vjeçare të kombit shqiptar” tha zëvendëskryeministrja Tahiri.
Ajo porositi që në këtë mënyrë atdhetarizmin e fuqishëm që ka dëshmuar diaspora e Kosovës përmes arsimit dhe frymëzimit, ta bartin edhe te gjeneratat pasardhëse të tyre, në mënyrë që të ruajnë identitetin.
Zonja Tahiri po ashtu falënderoi shtetin dhe popullin gjerman për gjithë mbështetjen e dhënë për pavarësinë e Kosovës dhe zhvillimin e saj shtetëror dhe integrimet evropiane dhe auro-atlantike.



Ndërkaq Abaz Imeri, kryetar i Këshilli Organizativ, tha se të gjithë shqiptarët në diasporë do të vazhdojnë ta kultivojnë frymën atdhetare dhe se kombi shqiptar do të jetë frymëzim edhe për brezat e ardhshëm.
Gjatë qëndrimit në Shtutgart, zëvendëskryeministrja Tahiri vizitoi Konsullatën e Republikës së Kosovës në këtë qytet, ku u prit nga konsulli Faket Kajtazi. Në takim u bisedua për përgjegjësitë dhe rezultatet e veprimtarisë së kësaj Konsullate në periudhën trevjeçare që nga themelimi i tij.
Zëvendëskryeministrja me këtë rast shprehu vlerësimet e saj për punën e devotshme të Konsullit dhe të gjithë stafit duke theksuar rëndësinë e vazhdimit për dhënien e shërbimeve efektive për bashkatdhetarët tanë. /albeu.com/
Shtuar më 10/12/2012, ora 18:51

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori