Ancelotti e pranon: PSG ishte superior, Mbappe i pandalshëm

PSG mori një fitore të merituar në “Parc des Princes” përballë Real Madrid, në kuadër të ndeshjes së fazës së 1/16 të Champions League.

Një siper Kylian Mbappe ai del të shënojë në minutat e fundit, pas shumë rasteve të krijuara dhe një penalltie të humbur nga Messi.

Trajneri i Real Madridi, Carlo Ancelotti pas ndeshjes është shprehur se PSG ishte superiore ndaj ekipit të tij gjatë gjithë ndeshjes dhe se Mbappe nuk mund të ndalej.

“Mbappe është i pandalshëm. Provuam ta ndalim, Militao ia doli mirë, por ai gjeti diçka nga asgjë dhe shënoi në minutën e fundit”.

“Ne u mbrojtëm mirë, por nuk ishim agresivë sa duhet, ne ende mund të kualifikohemi edhe pse PSG është favorit tani”.“

Nuk luajtëm mirë ose mënyrën si donim. PSG ishin superior. Por, në Bernabeu do zhvillojmë krejtësisht një tjetër lojë”.

“Optimist para ndeshjes së dytë? Po, sepse luajmë me 11 lojtarë dhe mbi 50 mijë tifozë në Bernabeu”, deklaroi ai. /albeu.com


Shtuar 16.02.2022 09:10