Ministrja për
Dialog, Edita
Tahiri ka deklaruar se edhe përkundër tensioneve të krijuar nga
Serbia,
Kosova mbete e
përkushtuar për bisedime.
“Lidhur me këtë çështje, kryeministri i Kosovës, Isa Mustafa në mbledhjen e qeverisë ka bërë të qartë qëndrimin e Republikës së Kosovës, se
Kosova do të mbetet e
përkushtuar për dialogun e Brukselit”, ka thënë
Tahiri për lajmi.net.
Ndërsa e pyetur se çka do të bisedohet tani e tutje në Bruksel,
Tahiri nuk ka dashur të prononcohet deri sa të tejkalohen, siç tha ajo, tensionet e krijuar nga
Serbia.
“Me gjithë këto tensione që i ka krijuar
Serbia nuk po preferoj të flas me dialogun, le të tejkalohen njëherë tensionet, pastaj mund të flasim.
Ndërsa, sa a do të ketë kushtëzime nga ana e Kosovës për Serbinë në
dialog,
Tahiri tha se vlen gjithë deklarata e kryeministrit e cila sipas saj “është e qartë që
Kosova mbetet e
përkushtuar në
dialog”.
Kryeministri, Isa Mustafa sot në mbledhjen e qeverisë tha se dialogu me Serbinë do të vazhdoi edhe përkundër vërejtjeve të shumta./Albeu.com/
Shtuar më 18/01/2017,
ora 19:34