Ministrja për Dialog , Edita
Tahiri ka deklaruar se dështimet më të
mëdha të
Kosovës si shtet për vitin
2016">
2016 janë mos
liberalizimi i vizave dhe zhvillimi i ulët ekonomik.
Koordinatorja e
Kosovës në dialogun me Serbinë në emisionin ‘Jeta në Kosovë’ po ashtu tha se Republika e
Kosovës nuk ka realizuar disa nga pritjet më të
mëdha që sipas saj janë
liberalizimi i vizave dhe ulja e papunësisë.
"Për sa i takon dështimit do të thoja
liberalizimi i vizave sepse pritjet kanë qenë të
mëdha por ne e dimë që kushti kryesor ishte demarkacioni i kufirit mes
Kosovës dhe Mali të Zi dhe sic po e shohim nuk u arrit. Unë mendoj që fakti që ende nuk kemi bërë një zhvillim substancial dhe papunësia nuk ka arritur të zgjidhet , sigurisht nuk mund të llogaritet sukses” u shpreh
Tahiri.
Ndërkaq si suksese të
Kosovës për vitin e kaluar, Ministrja
Tahiri renditi nënshkrimin e Marrëveshjes së Stabilizim-Asocimit dhe miratimin e ligjit për Trepçën.
“Për mendimin tim, suksesi më i madh i
Kosovës për vitin
2016">
2016 është MSA-ja me Bashkimin Europian që ka shënuar vendosjen e marrëdhënieve kontraktuale në mes të Shtetit të
Kosovës dhe BE-së në kuadër të vizionit Euro-Atlantik të shtetit tonë”, tha në fund
Tahiri./Albeu.com/
Shtuar më 12/01/2017,
ora 21:55