Tahiri kërkon drejtësi nga Gjykata Speciale
Ministri i Drejtësisë, Abelard Tahiri, ka pritur sot në takim kryetaren e DhomaveSpecializuaraKosovës, Ekaterina Trendafilova, si dhe administratoren e DhomaveSpecializuara, Fidelma Donlon, me të cilat ka biseduar për mandatin e këtyre Dhomave dhe bashkëpunimin me institucionet përgjegjëse të Kosovës.
Komunikata e dërguar për media tregon se gjatë takimit, ministri Tahiri vuri theksin në sigurimin e një procesi të drejtë, transparent dhe në përputhje me normat dhe standardet më të larta të të drejtave të njeriut.

Ministri Tahiri njoftoi palët për hapat e ndërmarrë nga Qeveria e Kosovës për të siguruar mbrojtje juridike dhe asistencë teknike për të gjithë qytetarët e Republikës së Kosovës që mund të paraqiten para tyre.

Po ashtu, Tahiri potencoi gatishmërinë e institucioneve të Kosovës për të përmbushur obligimet që rrjedhin nga Ligji për Dhomat e Specializuara dhe Zyrën e Prokurorit të Specializuar, i miratuar nga Kuvendi i Republikës së Kosovës.
Shtuar më 23/11/2017, ora 12:12

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori