Tahiri: Fletarrestet, Serbia po provokon ashpër
Ministrja për Dialog, Edita Tahiri, ka thënë se ndaj Serbisë duhet të aplikohen masa reciproke, përfshirë edhe këto me fletarrestime.

Ajo tha se arrestimi i Ramush Haradinajt në Francë me kërkesë të Serbisë, nxit konflikte mes dy shteteve.

Sipas Tahirit, me fletarrestet e fundit, Serbia e ka dëmtuar në masë të madhe dialogun për normalizimin e marrëdhënieve ndërshtetërore në Bruksel.

Sipas Tahirit, Serbia nuk ka pranuar asnjëherë që temë diskutimi në Bruksel të jetë çështja e fletarrestimeve, dhe se arrestimi i Ramush Haradinajt mund të nxisë tensione ndërmjet dy shteteve.

Tahiri e quan Serbinë si Kali i Trojës që i shërben Rusisë për të nxitur konflikte në Ballkan.

Lidhur me murin në veriun e Mitrovicës, ajo thotë se muri do të shembet deri në fund të këtij muaji, pasi që "një gjë të tillë nuk e duan as serbët në veri", shkruan "Zëri". /albeu.com/

Shtuar më 06/01/2017, ora 08:30

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori