Tahiri flet për vendimin e radhës në pasuritë e paluajtshme
Ministri i Drejtësisë, Abelard Tahiri ka nënshkruar sot Udhëzimin Administrativ për mënyrën dhe procedurën e shitjes së pasurive të luajtshmesekuestruara.

Gjithashtu është bërë e ditur se nënshkrimi i këtij Udhëzimi është një hap konkret në përcaktimin e procedurave të qarta, për mënyrën e shitjes së pasurive të tilla.

Ky është postimi i plotë:

Sot, nënshkrova Udhëzimin Administrativ për mënyrën dhe procedurën e shitjes së pasurive të luajtshmesekuestruara. Jam i vendosur për zbatimin Ligjit në fuqi për Administrimin e pasurisë së Sekuestruar dhe të Konfiskuar. Nënshkrimi i këtij Udhëzimi është një hap konkret në përcaktimin e procedurave të qarta, për mënyrën e shitjes së pasurive të luajtshmesekuestruara, si dhe në ofrimin e mundësisë për blerjen e tyre nga ana e subjeketeve të interesuara, në pajtim me kushtet dhe kriteret ligjore.

Ngritja e efektivitetit në administrimin profesional të pasurisë së sekuestruar dhe të konfiskuar, është e domosdoshme për të avancuar sundimin e ligjit si dhe përbën element të rëndësishëm në luftën kundër krimit të organizuar dhe korrupsionit.
Shtuar më 05/10/2017, ora 15:46

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori