Gleison Bremer po shkëlqen me Torinon, Bayern Munich shfaq interesim

Mbrojtësi 24-vjeçar nga Brazili është në formë të shkëlqyer dhe performanca e tij po mahnit shumë ekipe.

Bremer luan me Torinon në Itali por kërkesat për të janë shtuar shumë që nga dhjetori. Në Itali, Inter është interesuar për brazilianin por Torino pretendon shumë nga shitja e tij.

Lajme të reja vijnë nga “Bild” ku thuhet se Bayern Munich po mendon për transferimin e tij për sezonin e ardhshëm.

Gjermanët po mendojnë një të bëjnë një investim të konsiderueshëm për Bremer, ku besohet se Torino mund ta pranojë ofertën duke patur parasysh edhe gjendjen financiare./h.ll/albeu.com


Shtuar 21.02.2022 08:32