Ekipi menaxhues për përgatitjen e themelimit të
Asociacionit të komunave me shumicë serbe, ka bërë me dije se ka marrë autorizimin për të filluar nga
puna.
Por këtë e ka kundershtuar ministrja Edita
Tahiri, pasi sipas saj
ekipi nuk do ta ketë në mandat që ta hartojë i vetëm
Statutin e
Asociacionit, pasi draftin e këtij dokumenti do ta punojë edhe një ekip i Qeverisë, ndërsa procesi do të mbikqyret nga OSBE-ja dhe Zyra e BE-së në Kosovë.
Ajo ka këmbëngulur se
puna nuk do të fillojë nëse Kosova nuk merr kodin telefonik dhe pa u shpallur i pavarur KOSTT, transmeton "Koha Ditore". /albeu.com/
Shtuar më 09/09/2016,
ora 16:38