Tahiri: Do të eliminohen padrejtësitë në paga në sektorin publik
Pëlqej
Koordinatori nacional për reforma shtetërore, Besnik Tahiri, duke folur për pakon ligjore ku përfshihen pagat, zyrtarët publikë dhe administrata shtetërore, ka thënë se ky ligj garanton nivelizimin e pagave.
“Garantojmë që vija hierarkike e institucioneve dhe nivelizimit të pagave, sepse ky nuk është ligj për rritje po për nivelizim”, ka thënë ai në Rubikon të KTV'së.

“Ku ka në botë që drejtori i buxhetit të Kosovës që i menaxhon 2.1 miliardë euro me pas rrogën 564 euro e një asistente apo asistent me pas 1500 euro”, shtoi tutje Tahiri.

Këto padrejtësi nuk janë as në Afrikë, ka thënë më tej ai.


Shtuar më 14/06/2018, ora 22:13
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori