Tahiri bie pre e lajmeve, thotë se do të dorëzojë edhe pasaportën e Shqipërisë
Deputeti Labinot Tahiri premtoi që do ta dorëzojë edhe pasaportën e Shqipërisë dhe se nuk do të udhëtojë në Evropë derisa qytetarët e Kosovës të mund të udhëtojnë lirshëm.

Ai gjithashtu i bëri thirrje presidentit te Shqipërisë, Ilir Meta që të pajisë studentët kosovarë me pasaporta shqiptare.

Ndryshe, studentët e Universitetit të Prishtinës janë mbledhur para Bibliotekës Kombëtare “Pjetër Bogdani”, në Prishtinë dhe kanë filluar protestën përmes të cilës po kërkojnë nga Bashkimi Evropian që Kosovës t’ia liberalizojë vizat.

Përveç studentëve të UP-së, kësaj proteste i është bashkuar edhe deputeti Labinot Tahiri dhe shumë qytetarë të tjerë.

“Mjaft na izoluat, mjaft na diskriminuat”, janë brohoritjet e studentëve.


Shtuar më 10/01/2019, ora 13:38
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori